Shërbime profesionale për çdo projekt
Logo ME Project Studio

PROJEKTIM & MBIKËQYRJE TEKNIKE

Shërbime profesionale për objekte banimi, shërbimi, industriale & biznesi

Nga ideja
në realitet! ME Project Studio

Projektim · Zbatim · Supervizion

Zgjidhje teknike që funksionojnë.

Nga koncepti i parë deri te dorëzimi, bashkojmë inxhinierinë, koordinimin dhe kujdesin praktik për të ndërtuar projekte të sigurta, efikase dhe të menduara mirë.

Projektim arkitektonik dhe inxhinierik
01 Një ekip
për çdo disiplinë
⌂ Projekte të sigurta
✓ Cilësi & korrektësi
↗ Zgjidhje efikase
♧ Për një të ardhme më të mirë

Çfarë bëjmë

Ekspertizë në çdo detaj teknik.

Zgjidhni një shërbim të vetëm ose na besoni projektin e plotë. Ekipi ynë koordinon çdo fazë me një përgjegjës të qartë.

Inxhinieri elektrike 01

Inxhinieri elektrike

Fokusi ynë kryesor është projektimi dhe supervizimi i sistemeve elektrike — me brigada të vetë për zbatim. Mbulojmë të gjithë procesin: nga koncepti dhe llogaritjet, koordinimi, deri te instalimi dhe mbikëqyrja në terren, për sisteme të sigurta, efikase dhe të qëndrueshme.

ProjektimSupervizimZbatim
Sisteme HVAC 02

Inxhinieri mekanike (HVAC)

Projektim dhe supervizim për sisteme ngrohje, ftohje dhe ventilim. Punojmë me ekip të specializuar për zbatimin e instalimeve mekanike, duke garantuar komoditetin dhe efikasitetin energjetik në çdo objekt.

Projektim HVACSupervizimInstalim
Mbrojtje kundër zjarrit 03

Mbrojtje kundër zjarrit (MKZ)

Projektim dhe supervizim për sisteme MKZ: detektim, alarm, hidrante, evakuim. Ofrojmë zgjidhje të plota sipas standardeve, me kapacitet zbatimi për instalimet e nevojshme hidroteknike dhe konstruktive të lidhura.

MKZHidranteKonstruksion
Hidroteknike dhe konstruksion 04

Hidroteknikë & Konstruksion

Projektim dhe mbikëqyrje për instalime hidrosanitare, drenazh, furnizim uji dhe struktura. Koordinojmë me disiplinat e tjera inxhinierike për zgjidhje të integruara që përputhen me kërkesat e objektit dhe standardeve teknike.

HidrosanitareStrukturaDrenazh
Energji e rinovueshme 05

Energji e rinovueshme

Projektim dhe supervizim për sisteme fotovoltaike dhe zgjidhje energjetike të mençura. Nga studia e feasibilitetit dhe llogaritjet, deri te koordinimi i instalimit dhe vendosja në funksionim, për të optimizuar kostot dhe performancën energjetike.

FotovoltaikëAuditimSupervizim
Inxhinieri elektronike dhe IT 06

Inxhinieri elektronike & IT

Shërbime IT në objekt dhe zyrë: riparime laptop/kompjuterash, konfigurim rrjete LAN/Wi-Fi, kabllimi strukturues, CCTV, kontroll aksesi dhe të dhëna. Kemi ekip të specializuar për infrastrukturën e të dhënave dhe sistemet e ulët ngerrimi.

Rrjete LAN/Wi-FiRiparime ITSisteme sigurie
Ekipi teknik në punë Infrastrukturë teknike
Ekip
multidisiplinar

Pse ME Project Studio

Një partner i vetëm. Më shumë siguri.

Punojmë individualisht në çdo fushë ose si ekip multidisiplinar, sipas nevojave të projektit tuaj. Me komunikim të drejtpërdrejtë dhe dokumentacion të qartë, e bëjmë procesin më të thjeshtë.

  • Projektim sipas standardeve dhe kërkesave të objektit
  • Zgjidhje efikase dhe të menduara për jetëgjatësi
  • Mbikëqyrje profesionale gjatë zbatimit
  • Eksperiencë në objekte banimi, biznesi dhe industri
  • Mbështetje edhe pas përfundimit të projektit

Si punojmë

Qartë nga ideja deri te zbatimi.

Një proces i organizuar ju mban të informuar dhe projektin në kontroll.

01

Dëgjojmë nevojën

Kuadër i qartë për objektin, qëllimin dhe pritshmëritë.

02

Projektojmë zgjidhjen

Dokumentacion teknik dhe koordinim mes disiplinave.

03

Ndjekim zbatimin

Supervizion, komunikim dhe kontroll i cilësisë në terren.

04

Dorëzojmë me kujdes

Objekti juaj gati për të funksionuar sot dhe nesër.

Le të flasim për projektin

Gati ta ktheni idenë në realitet?

Na tregoni çfarë po ndërtoni dhe do t’ju kontaktojmë për të diskutuar hapin më të mirë të radhës.

Kërkesa po përgatitet në aplikacionin tuaj të emailit.